9 vjeçari shqiptar i shkruan letër Presidentit Biden: Ja kërkesa që ka për të…

LAJME

Një fëmijë 9 vjeç nga Kosova i quajtur Diell Sadriu i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-ve Joe Biden, në të cilën i kërkon mbështetje për të mësuar më shumë rreth SHBA-ve. Në letrën drejtuar Biden vogëlushi shprehet se do të dëshironte të dinte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerikë. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. “Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan ajo. Letra e shkruar nga 9 vjeçari, Diell Sadriu: JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

I dashur Z. Biden,
Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President.
Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë. Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova. Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj. Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT