‘Atë që e kam pasur unë dhe e ke ti tani, do ta marr unë sërish’, ish e fejuara kërkon të ndajë çiftin !!

LAJME

Një histori aspak e zakontë është transmetuar pasditen e sotme në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare”. Esmeralda dhe Erjoni janë tashmë të fejuar me njëri-tjetrin dhe për një muaj do bëhen prindër të një fëmije. Por gjatë kësaj pritje të ëmbël një person i tretë po e “hid.hëron” lumturinë e tyre.

Pavarësisht se familja e Esmeraldës nuk kishte qenë dakord, ajo kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, për të jetuar me Erjonin, pasi ata të dy janë njohur në Facebook me njëri-tjetrin.

Esmeralda: Unë me Erjonin jam njohur në Facebook për ditëlindjen e Erjonit, në datën 3 Shkurt të vitit 2018 ai kishte postuar në rrjetet sociale: “Kam ditëlindjen sot, kush më uron?” dhe unë e urova, pastaj ai dërgoi ftesë ja pranova dhe nuk i shkruajta. Në datën 16 Shkurt jemi takuar për herë të parë në Lezhë. Pas një javë u takuam përsëri dhe më tregoi historinë e tij. Ai është fejuar një herë. Unë mendova se po më gën.jente, nuk e besova.

Ashtu si më ka njohur mua edhe atë e ka njohur në Facebook, por ai jepte besimin e tij. Aty vendosi Erjoni të vinte në shtëpi dhe të më kërkonte, tregonte çdo gjë, nuk mbante se.kr.ete, por mami nuk ishte dakord, sepse kishim besime të ndryshme unë kat.olike ai mys.liman. Familja nuk ishte dakord. Unë isha 17 vjeçe, por dashuria nuk njeh moshë.

Unë vendosa të ikja nga shtëpia me Erjonin, ishte një vendim i përbashkët. Erjoniishte 23, ndërsa unë 18. Në 3 Maj bëra 18 dhe të nesërmen ika se kishim fri.kë mos na den.onc.onte familja ime. Gjithë natën rrinim pa gjumë deri vonë.

Ardit Gjebrea: Në momentin që një familje nuk i kthehet vajza në shtëpi deri në darkë, çfarë ndodh?

Esmeralda: Ata më merrnin në telefon, unë nuk i përgjigjesha, në darkë i hap motrës telefonin e cila është e martuar edhe i them mos më kërko, jam tek Erjoni. Ju e dini se ku jam, mos u mërz.isni. Ajo më tha hajde, por unë i thash nuk vij.