“Bomba” në sofrat tona/ Si falsifikohet vaji i ullirit dhe si futet në treg djathi i mykur…

LAJME

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjektin “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një de/noncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e fal/sifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri. Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, Mihal Kote, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj. Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al” me pronar Mihal Kote.

Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU