Burrat kishin mbushur valixhet plot me portokalle/ Kur i thanë se duhet të paguanin për valixhet hëngrën 30 kile

LAJME

Në një aeroport në Kunming, në provincën Yunnan të Kinës, katër burra hëngrën 30 kilogramë portokaj për 30 minuta për ta shma.ng.ur pagesën shtesë për ngarkesën në valixhe.
Sipas gazetës Global Times, Wang dhe tre kolegët e tij blenë një pa.ko me portokaj që peshonte 30 kilogramë gjatë udhëtimit të tyre të punës në Kunming.

Ata nuk e ditën që kompania ajrore do të kërkojë pagesë shtesë për pa.kon me portokaj. Ata u njoftuan se për çdo kilogram të portokajve do të nga.rkoh.en me nga 10 juanë apo rreth 1.5 dollar. Për tërë pak.on, ata duhej të paguanin 300 juanë ose 46.6 dollarë shtesë. Në vend që ta pag.uan.in këtë tar.ifë, që ishte edhe më e lartë se vetë çmimi i blerjes së portokajve – 50 juanë ose 7.7 dollarë, katër burrat i hëngrën të gjithë portokajtë brenda 30 minutave.

“Ne thjesht qëndruam aty dhe i hëngrëm të gjithë portokajt. Na mori rreth 20 deri 30 minuta”, tha Wang për gazetën Global Times. Si pas.ojë e ngrënies së tepërt të portokajve, burrave më pas iu shfaqën ul.çe.rat në gojë. “Ne kurrë nuk duam që të hamë më portokaj”, tha në fund Wang.