Çfarë do të ndodhë me Andin pas një jave mungesë, ky është premtimi për Tean..(Video)

LAJME Showbizz

Prej një jave Andi mungon në “Përputhen”, por Tea ka deklaruar se njohja e tyre do të vijojë të jetë e njëjtë. Gjatë një “live” me Tean, Andi ka pranuar se është rikthyer në program dhe se do të jetë pjesë e Përputhen Prime, që do transmetohet të dielën. Por mesa duket Andi është vënë në lëvizje pasi u fut kokurrenti i ri nga Amerika i cili e shprehu hapur pëlqimin për Tean.

Të enjten në mbrëmje, Andi dhe Tea kanë hyrë në live në “Instagram”, ku Andi pa hezitim e cilësoi Tean “Nusja ime”. Pas deklaratave të konkurrentit Andi Artani nga Amerika, Andi tha se çdo gjë kontrollohet kollaj.
Andi e përkëdhelte vazhdimisht Tean duke treguar se ishin në fazë njohjeve, por pavarësisht kësaj nuk i dihet se si do jetë fundi. Ai ka deklaruar shpesh se tea është ‘nusja’ e tij dhe ka shprehur dëshirën që ta marrë me vete dhe të jetojë me të jashtë shtetit.