Dëbora mbulon vendin, raportohet se një fshat është bllokuar dhe ka mbetur pa ujë të pijshëm..

LAJME

Moti i keq prej ditësh ka mbërthyer vendin dhe shumë qarqe janë nën pushtetin e ujit dhe dëborës. Banorët e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës kanë ditë që janë pa ujë të pijshëm. Me uljen e ndjeshme të temperaturave, rrjeti i ujësjellësit nuk ka funksionuar. Banorët thonë se kanë njoftuar të gjitha autoritetet vendore dhe ato qëndrore që të marrin masa. Situatë problematike paraqitet edhe me rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative pasi ka prezencë të madhe të akullit kudo dhe të dëborës që shkon deri në rreth 20 cm.