Djali i madh flet pas aksidentit me 4 viktima në Rrugën e Kombit: Ishin gjaku dhe mishi im!

LAJME

Mediat zviceriane kanë shkruar në lidhje me aks dentin e rëndë që ndodhi prara tri ditësh në Rrrugën e Kombit, ku u shua familja Avdijaj nga Kosova, por me banim në Zvicër. Në aksident u përfshi një mjet tip “Citroen” dhe një kamion i tonazhit të rëndë. Si pasojë e përp lasjes fa tale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, ndërsa e vetmja e mbijetuar është vajza 3-vjeçare, Violeta. Familja jetonte në Schaffhausen të Zvicrës. Mësohet se familja kishte edhe një djalë tjetër 26-vjeçar të quajtur Mirsad Avdija.
Ky i fundit ka folur për gazetën “Blick” duke u shprehur:


Ndihem si në një film të keq hor ror! Të gjithë i doja shumë, Klejdi ishte si gja ku dhe mi shi im. Babai im donte që të vegjlit, që ende po jetonin në Shqipëri, t’i merrte në Zvicër. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte sërish. Ishte shoku im më i mirë. Ende nuk po mund të mendoj qartë.
Nga rezultatet e ekspertizës, mësohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i automjetit tip “Citroen” dhe për pasojë është përplasur me kamionin. Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet ditën e sotme në Prishtinë.