E FUNDIT: E kuruan gabimisht, vogelushit me sëmundje të rëndë i ndryshon jeta Capital T..

LAJME

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje kishte të ftuar special një ndër këngëtarët më të njohur, Capital T, me qëllimin për të surprizuar një djalë të vogël. Në studio kishte ardhur nëna e tij, Bardha, e cila rrëfeu gjithë vështirësitë e jetës së djalit të saj, Engjëllit. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Kalvari i vuajtjeve për Bardhën kishte nisur vite më parë. Ajo ishte martuar me mblesëri, në Mirditë, me Petritin dhe kishte sjellë në jetë një djalë e një vajzë. Fatkeqësisht disa javë pas lindjes, vajza kishte ndërruar jetë. Por fatkeqësitë nuk kishin të mbaruar me aq për familjen e tyre, pasi ata kishin humbur më vonë dhe dy fëmijë të tjerë. Pavarësisht dhimbjeve të mëdha, Bardha nuk ishte dorëzuar dhe kishte sjellë në jetë, Engjëllin. Petriti dhe Bardha, gjatë kohës që djali i tyre rritej, kishin vënë re se Engjëlli nuk sillej si fëmijët e tjerë dhe të shqetësuar e kishin dërguar për ta vizituar. Mjekët e kishin diagnostikuar me epilepsi dhe për 3 vite e kishin kuruar gabimisht për këtë sëmundje.

Vite më vonë ata e kishin dërguar djalin për ta vizituar në Gjermani, ku kishin zbuluar se ai kishte tumor në kokë, të cilin nuk mund t’ja operonin dot. Pavarësisht gjithçkaje, Bardha kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të suprizuar Engjëllin e saj dhe për ta bërë të sadopak të lumtur. Surpriza e madhe për të ishte Capital T, i cili i’u drejtua me këto fjalë: “Duhet të qëndrosh pozitiv çdo herë, sepse duhet të kalosh çdo problem që ke. Duhet të jesh i fortë, më i fortë se të gjithë ne, por mos harro si mamin, si motrën, si të gjithë familjen e mua do na kesh gjithmonë pranë”. Në fund Capital T shprehu dëshirën që të ndihmonte familjen e Engjëllit duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre.