E Fundit ! Fationi dhe Fjorela në një lidhje me njëri-tjetrin?!

LAJME Showbizz

Pas largimit të disa nga konkurrentëve të “Për’Puthen”, në Primen e një dite më parë në program ishin ftuar Fationi, Fjorela, Shqipja dhe Ana, persona të cilët u larguan për shkaqe të ndryshme. Në nisje të emisionit, bora ka pyetur Fjorelën se si ndihet duke qenë se la programin për një lidhje jashtë, teksa përgjigjet e saj lanë të kuptohet se ajo është në një lidhje me Fationin.

Fjorela: Jam shume e lumtur, jam shume mirë. Fill pas kësaj dëgjohet Fationi i cili thotë që: “Fationi është shumë i mirë”. Në këtë moment shpërthejnë të qeshurat mes tij dhe Shqipes, ndërsa lihet të kuptohet shumëçka. Më pas e pyetur nëse partneri i ka bërë propozim për Shën Valentin, Fjorela shprehet se nuk është romantik, por i egër.

Fjorela: Jo nuk është shumë romantik e kam cik të egër por përshtatemi për dashurinë. Kjo frazë është përsëritur nga Fationi i cili ka kryqëzuar shikimin me Shqipen dhe kanë qeshur teksa Fjorela tregonte se i dashuri ishte i egër. Rikujtojmë se Fjorela dhe Fationi kanë bërë një takim në ‘Perputhen’ ku ky i fundit ka gatuar për bukuroshen dhe më pas kjo e fundit vendosi të largohej duke mbajtur mend si takim të bukur, atë me Fationin.