E padëgjuar deri tani! Akullorja del pozitive me Koronavirus !!

Kuriozitete LAJME

Tre mostra akulloreje kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në Kinë. Autoritetet shëndetësore po përpiqen të gjurmojnë njerëzit që mund të kenë rënë në kontakt me akulloren, e cila u prodhua nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao në Komunën veriore të Tianjin. Një total prej 4,836 kutish mund të jetë të infektuara, 2,089 prej të cilave tashmë janë mbyllur dhe siguruar, sipas China Daily.

Autoritetet janë duke hetuar 65 kuti që ishin shitur në tregun lokal pas rezultateve pozitive të testimit. Çdo kuti përmbante gjashtë produkte akullore. Produktet përbëheshin nga pluhur qumështi që vinte nga Ukraina dhe pluhur hirre të Zelandës së Re. Virusi ka mbijetuar në akullore për shkak të temperaturave të ftohta në të cilat është ruajtur dhe faktit që përmban yndyrë.

Sidoqoftë, Dr. Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, tha se ka shumë të ngjarë që të jetë rast unik dhe nuk duhet të bëhet shkak për alarm. Për Sky News, ai tha: “Ka të ngjarë që kjo ka ardhur nga një person dhe pa ditur detajet, mendoj se ky është rast unik.”