“Erdogan nuk bën më nëna”/ Pas premtimit për spitalin, Shqiptarët i kushtojn këngë presidentit turk..

LAJME Politikë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i premtoi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se brenda 3 muajve do të ndërtojë Spitalin e Fierit.
Duket se ky premtim i presidentit turk por edhe ndihma e Turqisë në procesin e rindërtimit në Laç ka bërë që Erdoganit t’i dedikohet një këngë.
Mjeshtëri i polifonisë Guri Rrokaj i ka kushtuar këngën presidentit turk, ku nuk nguron t’i thur atij lavde. Sjellim në vëmendje që në Perëndim ka pasur kritika për Erdoganin duke e cilësuar një udhëheqës autokrat.
TEKSTI I KËNGËS

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!