Gazetat Zvicërane: 10 mijë Mërgimtarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së janë në rrugë, drejt Kosovës!

LAJME

“Mbi 10,000 mërgimtarë janë nisur të votojnë me flamurin zviceran” (Blick: Über 10’000 sind abgereist Kosovaren ëählen mit Schëeizer Fahne), “Njëzet vjet pas luftës, ndryshimi është i nevojshëm” (Tribune de Genève: Vingt ans après la guerre, il faut du changement); “Një gjeneratë e re për të drejtuar Kosovën”(Le Temps: Une nouvelle génération pour gouverner le Kosovo) janë këta të disa tituj të gazetave zvicerane, transmeton gazeta zvicerane në ship “Le casnton27.ch” 48 orë para zgjedhjeve në Kosovë të cilt do të mbahen të dielen. Rreth 50 aeroplanë nga Gjermania, Zvicra e Austria pritet të vijnë nesër e pasnesër në Kosovë.

Siç bëhet me dije nga aeroporti i Prishtinës gjatë kësaj fundjave pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”. Për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, diaspora shqiptare si kurrënjëhere më parë, është mobilizuar për për të votuar neë zgjedhjet e 14 shkurtit, perkundër pengesave të KQZ dhe Valdete Dakes që i takojnë një klani të kriminalizuar, kanë shkruar dje dhe sot mediat e Zvicrës duke ju referuar gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”. Sipas gazetës duke iu referuar burimeve të kompanive të udhëtimit dhe agjencive që shesin bileta avioni dhe autobusi, më shumë se 10,000 mërgimtarë do të shkojnë nga Zvicra për të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe gjatë javës së kaluar nga Zvicra në drejtim te Prishtinës ka pasur 12 fluturime ajrore (nga Cyrihu, Bazeli dhe Gjeneva). Ndërsa, gjatë kësaj jave, deri të dielën e ardhshme pritet të fluturojnë edhe 16 avionë të tjerë për në Kosovë dhe më shumë se 300 autobusë do të largohen nga 26 kantone dhe mijëra migrantë të tjerë me vetura p/rivate.