I dha fund fejesës me vajzën e biznesmenit shqiptar, djali i Ardit Gjerbreas qenka ndarë dhe nga modelja e njohur..

LAJME Showbizz

Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private. E tre muaj pasi u përfol për një lidhje me Jonin, djalin e producentit të njohur, Ardit Gjebrea, Vildane detyrohet të na informojë për të rejat e saj.

Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private. E tre muaj pasi u përfol për një lidhje me Jonin, djalin e producentit të njohur, Ardit Gjebrea, Vildane detyrohet të na informojë për të rejat e saj.
Nje muaj pas nda rjes zbulohet arsyeja pse Jon Gjebrea u n.da nga e fejuara. Shkak eshte bere supermodelja e njohur – KurioziteteShqip.com


Vildane, në një postim të bërë në “Instagram”, është shprehur se aktualisht është ‘single’, por edhe nëse kjo do të ndryshojë, nuk do ta bëjë publike. Me sa duket, bërja publike e lidhjeve me apo me dashme është kthyer në një f obi për personazhet e njohur, për faktin se pas kësaj diçka ndodh krejt papritur dhe lidhja merr fund.
Ndërkohë, i rikthehemi historisë së saj tre muaj më parë me djalin e Gjebresë, një histori që doli në media vetëm një muaj pasi ai kishte prishur fejesën. Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrëdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.

Mbi dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës. Por prej katër muajsh ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e artistit e moderatorit të programit “E diela shqiptare”.

Nga postimet e fundit, Merlin e deklaronte veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi. Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë vendit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. E pas dy vitesh fejesë, marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar mori fund.

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat tashmë nuk ekzistojnë më në profilet e tyre, pasi i kanë zhd ukur. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën e Jonit, i cili ka një biznes cigaresh puro, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA ku jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, tre muaj më parë ndodhi kjo “romancë amerikane”, që po ashtu ka marrë fund. U tha se Vildane i kishte vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ndau me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA, shkruan Panoramaplus.

Dhe sapo Joni postonte foto, Vildane e ngac monte me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë. Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?

Ajo shihej pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, sepse ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze s*ksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë. E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo, nuk jam në një lidhje”.