Kur dasma nuk shkon sipas planit, nuses shqiptare i merr flakë fustani (VIDEO)

Kuriozitete LAJME

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e cila thuhet se tregon një moment të sikletshëm, dhe jo vetëm kaq, në një dasmë shqiptare.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur nusja dhe dhëndri hyjnë në lokal, përkatësisht në momentin kur ndizen fishekzjarre.


Siç edhe mund të shihet, një shkëndijë e fishekzjarrëve bie në fustanin e nuses.
Edhe pse fillimisht ajo nuk e vëren, janë dasmorët ata që e lajmërojnë, duke ndërhyrë gjithashtu.
Ndonëse nuk jepen detaje se kur dhe ku ka ndodhur kjo, videoja është shpërndarë me të madhe, gjithandej.