Legjenda e Juventusit sulmon Cristiano Ronaldon: Ai është në rënie, Lukaku është më vendimtar..

Sport

Interi dhe Juventusi do të përballen këtë të diel në Derby d’Italia në Giuseppe Meazza, dhe të gjithë sytë do të drejtohen tek dy sulmuesit, Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo .Sidoqoftë, përpara ndeshjes, ish-sulmuesi i Interit dhe Juves, Roberto Boninsegna, ka folur për formën e të dy sul muesve.

“I vetmi lojtar i Interit që i bëri gjërat të vështira për mbrojtjen e Fiorentinës ishte Romelu Lukaku, i cili sapo ishte kthyer nga lëndimi”, ka thënë fillimisht Boninsegna për Tutto Juve.“Nga dyshja Lukaku dhe Cristiano Ronaldo, mendoj se Lukaku është një lojtar më vendimtar. Është e padiskutueshme”.“Cristiano Ronaldo ishte një lojtar i shkëlqyeshëm, por mendoj se ai po bie paksa”.