Leji burrat e tjerë por shiko burrin tënd se po’. Këngëtarja shqiptare i kthehet Moderatores pas akuzave të rënda: Ndan çifte

LAJME

Ish-Miss Albania, Xhensila Pere tashmë moderatore, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “EXPULS” ku u pyet në lidhje me personazhin e njohur më zhgënjyes. Xhensila nuk ngurroi fare dhe tha emrin e këngëtares Xhesaira.

“Nuk më pëlqen qe bëhet shkak për ndarje çiftesh”, duke iu referuar kështu lajmeve të qarkulluara 1 vit më parë, sikur Xheisara kishte ngacmuar Romeo Veshajn, periudhën që ky i fundit ishte i lidhur me Jonida Maliqin.

Reagimi i Xhesairës erdhi pak orë pas transmetimit të emisionit, ku ajo iu kundërpërgjigj Xhensilës duke i thënë që të hiqte dorë nga të qenurit Nënë Tereza.

“E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës tek #EXPULS. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja imë prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit Nënë Tereza dhe merakosu për burrin tënd dhe lej burrat e botës se e gjejnë direkt ngushëllimin!”– shkruan ajo.