Motra po me thot beje nje femij per mua,Une e kuptoj qe ajo smundet te bej femij por si …!!!

LAJME

Gjithçka ka nisur 6 muaj me pare, pas marteses se motres sime. Ajo kishte 3 vjet e fejuar dhe perpara gjashte muajve u martuan. Si te gjithe çiftet e reja edhe motra ime dhe kunatin donin nje femije dhe sipas thenieve te tyre kishin rreth nje vit qe tentonin qe motra te mbetej shtatzene, por pa ia arritur. Menjehere pas marteses ata nisen te benin analizat dhe vizitat tem mjeku gjinekolog, per te pare se çfare duhet te benin qe me ne fund te kishin nje femije. Pas vizitave te hollesishme, mjeku i tha motres se ajo kishte problemin dhe nuk mund te bente femije. Mund ta imagjinoni se çfare drame ishte kjo per motren time, e cila eshte vetem 25 vjeçe. Muajt e pare kaloi ne depresion, por familja ime dhe bashkeshorti e kane mbeshtetur shume per te dale nga ajo gjendje stresi qe kaloi. Pas trajtimeve me psikolog dhe neve qe i qendruam afer ne çdo moment me ne fund motra kaloi me te keqen dhe tani eshte pak me mire.

Per kete jam ndjere tejet e lumtur dhe e gezuar, qe motra u be pak me mire, pavaresisht se me dhemb ne shpirt qe ajo nuk mund te perjetoje emocionin e memesise. Gjithsesi problemi, apo shqetesimi im erdhi tre jave me pare, kur motra erdhi ne shtepine time bashke me kunatin dhe kerkuan qe te flisnin me ne. Ata na thane se do donin shume qe te kishin nje femije dhe meqenese nuk kane qejf te adoptojne dike, atehere shohin si zgjidhje dhe mundesi qe une te bej nje femije posaçerisht per ta. Une jam e martuar dhe kam dy femije, nje vajze dhe nje djale. Nga kjo kerkese te them te drejten u shokuam edhe une edhe bashkeshorti, ndersa ata na kerkuan qe te mendoheshim dhe kur te ishim gati t’ju jepnim nje pergjigje.

Gjate bisedes motres dhe kunatit iu mbushen syte me lot, ndersa une ndihesha tmerresisht keq per hallin qe kane ata, por edhe per kerkesen qe na bene neve. Nuk e imagjinoj dot qe te mbaj nente muaj ne bark nje femije dhe t’ia jap dikujt tjeter. Kjo situate eshte me te vertete e rende dhe nuk di çfare te bej. Motra me dhimbset ne shpirt dhe dua me gjithe zemer qe ta ndihmoj, por edhe keshtu nuk e kisha imagjinuar se do ndihesha ndonjehere. Nuk jam vene asnjehere ne nje pozite te tille gjate gjithe jetes sime. E diskutojme kete teme çdo dite prej tre javesh dhe akoma nuk kemi arritur qe te bindemi se, cila eshte gjeja me e drejte per t’u bere. Ndjehem shume ne ankth dhe kam thuajse tre jave pa gjume.

Motra me telefonon thuajse çdo dite duke qare dhe me thote se ndjehet bosh dhe e panevojshme, ndersa une nuk e di nese mundem ta perballoj diçka te tille. Kam pyetur disa njerez per kete histori dhe kam kerkuar mendim se çfare duhet te bej une, por askush nuk me jep nje pergjigje, me thone se eshte nje vendim qe na takon vetem neve. Bashkeshorti im thote se, nese pranojme do jete e veshtire dhe do ta kemi pishman gjithe jeten, pasi do ta shohim femijen tone te rritet dhe nuk do te na therrase nene e baba. Ai me thote se duhet te mendohemi mire, pasi nuk do kemi asnje te drejte mbi ate femije dhe çfaredo qe te ndodhe kur ai te rritet ne do ndjehemi keq, apo sikur diçka na mungon. Ai ka te drejte per kete, por une dua qe ta ndihmoj motren time.

Uroj qe te marr edhe nje këshill nga ju miq pasi ndihem ne dilem te plote, dhe tmerrësisht keq. Shpresoj qe dikush me ndonje eksperience te ngjashme te me jape nje mendim se si behet diçka e tille dhe si ndjehesh kur e dhuron ate femije qe e ke ushqyer me gjakun tend per 9 muaj.