”Na quajtën përbindësha, por martesa jonë triumfoi mbi gjithçka” çifti me sindromën Down rrëfejnë përrallën e tyre të dashurisë

LAJME

Kur Tommy dhe Maryanne Pilling vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre, këtu e 24 vite të shkuara, pati shumë nga ata që menduan se kjo lidhje do të dë.shton.te pasi nuk ishte normale. I quajtën për.bi.ndë.sha, të sëm.u.rë e të pap.ërg.jegjs.hëm vetëm sepse kishin një kromozom më shumë, një kromozom që ndoshta do i pe.ngonte për të qenë të lumtur, por kohë tregoi krejt të kundërtën.

Ishte data 15 korrik e 1995-s, çifti me sin.dr.omën Dow.n zgjodhën t’i premtonin njëri-tjetrit dashuri të përjetshme para 250 të ftuarve. Ishin takuar në një për njerëzit me pro.bl.eme përqendrimi, ku shërbenin të dy si vullnetarë, e kaq mjaftoi që në zemrat e tyre të ndi.zej shkëndija e dashurisë. Çifti i njohur britanik ka rrëfyer së fundmi përrallën e tyre të dashurisë, duke emocionuar të gjithë me dashurinë e tyre të pafundme, e cila vazhdon të nd.ezë zemrat e 61 vjeçarit dhe gruasë së tij 48 vjeçare.


18 muaj pas takimit tyre të parë, Tommy bleu një unazë plastike dhe i kërkoi dorën të dashurës së zemrës. E veshur me një fustan të bardhë princeshe dhe një kurorë të vogël, Maryanne dhe i dashuri i zemrës u betuan për dashuri të përjetshme, në kohë të mira dhe të këqija, në momente të lumtura dhe hi.dhërimi, duke premtuar se, çfarëdo të ndodhte ata do të vazhdonin të ishin bashkë.