Ndeshja që bëri xhiron e rrjetit, futbollistët “u zhdukën” në fushë..

Kuriozitete

Ndeshja e Superligës turke mes Sivaspor dhe Basaksehir, mori vëmendjen e mediave sportive në gjithë botën. Në sfidën e sotme të kampionatit të përfunduar në barazim 1-1, ekipi që përfaqëson qytetin e Sivasit u paraqit në fushë me uniforma të bardha.


Deri këtu, gjithçka në rregull, por fakti që në Stamboll ka rënë dëborë e madhe dhe fusha ishte e mbuluar nga bora, ka bërë që lojtarët e Sivasporit të bëheshin të padukshëm për shkak të ngjyrës së bardhë që kishin në trup. Kjo bëri që ndjekësit e rrjeteve sociale të komentojnë masivisht Sivasporin. Rregullorja e FIFA-s nuk e lejon që një ekip të mos identifikohet nga ngjyra në fushë, ndaj mund të kemi ndonjë vendim tjetër për ndeshjen. Nga pamjet duket qartë që skuadra e Sivasporit është ‘zhdukur’ nga fusha.