NGUSHLLIME/Babai i ndërroi jetë sot nga Covid-19, këngëtarja Çiljeta bën një tjetër dedikim prekës: Të paktën të bëra gjysh, kur të thoja për Fernandon reagoje..

LAJME

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta humbi sot personin e saj më të shtrenjtë, të atin. Babai i Çiljetës ishte infektuar me Covid dhe ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.
Pak më parë Çiljeta ka bërë një postim tejet prekës ku ka publikuar disa foto të babait, foto familjare e momente të tyre së bashku.

Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe. Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED. Te dua pergjithmone babush!