Njoftim i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në iItali,rreth përdorimit të i lejeve të qëndrimit bëhet..

LAJME

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari dha një njoftim të rëndësishëm për lejet e qëndrimit për shqiptarët në Itali.

Bëhet fjalë për ato leje qëndrimi që kanë skaduar në 31 dhjetor të 2020. Sipas Konsullatës së Shqipërisë, vlefshmëria e tyre është zgjatur deri në datën 30 prill 2021.

Pra, shqiptarët do të mund t’i përdorin lejet e qëndrimit që kanë skaduar deri në fund të prillit pa problem. Ky vendim është marrë nga qeveria Conte.