Njoftim urgjent nga Policia e Shtetit: Beni kujdes, situata është serioze. Në telefonin tuaj, aplikacioni që e përdorim të gjithë po na…

LAJME

Po.licia e Shtetit del me njoftimin urgjent: Beni kujdes, situata eshte serioze. Ne telefonin tuaj, aplikacioni qe e perdorim te gjithe po na.. Deklaratë për shtyp në lidhje me sulmet kibernetike në të dhënat personale – Suela Bonjaku, specialiste në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike.

Njësia për Hetimin e Kr/imeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më saktësisht me marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “WhatsApp” nga persona të paautorizuar. Aplikacioni “WhatsApp” aktivizohet në pajisjet e zgjuara nëpërmjet një procedure e cila është e përcaktuar nga kompania dhe për të bërë lidhjen e aplikacionit me numrin e telefonit të përdoruesit ose krijimin e llogarisë, kompania “WhatsApp” dërgon një kod gjashtëshifror në numrin tuaj të telefonit.

Më pas, me anë të këtij numri, llogaria juaj aktivizohet. Përdorues të panjohur, deri më tani kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit “WhatsApp” duke regjistruar në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.