“O babi, po unë pse jam kështu?” Historia e 12 vjeçares që vuan nga…

LAJME

Me siguri kur Luani dhe Laureta shtrihen për të mbyllur sytë në gjumë, mendja medoemos i kalon në pyetjet që brejnë prej 5 vitesh burrë e grua, “a do të jetë më mirë nesër vajza, a do mund t’i bëjmë bashkë paratë për ta çuar në operacion”… JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Kur sheh Joridën 12 vjeçare, sytë e saj tregojnë jetë dhe mirësinë e një fëmije, por kur vështron trupin e saj, gjithçka ndryshon. Jorida vuan që nga mosha 8 vjeçare nga një sëmundje e rëndë, që nëse nuk kurohet me gjasë do t’i bllokojë mushkëritë e më pas do t’i sjellë vdekjen. Luani, babai: Jorida vuan nga skolioza. E zbuluam sëmundjen para 5 vitesh. Nuk kemi lënë vend pa vajtur, spital pa shkuar. Rruga e shkurtër pë të shpëtuar jetën e vajzës. Operacioni kushtonte jashtëzakonisht, 26 mijë e 500 euro. Nuk ka rrugë tjetër për ta shpëtuar vajzën. Ta them troç, ne tani jemi dhe pa bukë në shtëpi. Vetëm unë punoj dhe nuk kemi mundësi. Shumë mërzitje, shqetësim… kur e shikoj vajzën në atë gjëndje iki fshihem dhe qaj atje tutje. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON KE TU