Rrëfimi prekes i 30-vjeçares që punonte si prost.itutë: Nuk e di kush janë baballarët e vajzave..

LAJME

Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit dhe nënë e tre fëmijëve përkatësisht 11, 7 dhe 5 vjeç ishte pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku rrëfeu për jetën ekstremisht të vështirë që ka kaluar. Ajo tregon se i është futur rrugës së pro.st.itu.cionit e det.yruar nga rrethanat. Kishte një djalë nga martesa e parë dhe duhej të kujdesej për të.

Ishte mes katër rrugëve, pa shtëpi dhe nuk kishte para as për të ngrënë bukë. Kështu u de.tyrua që tek lokali që punonte si kamariere të ushtronte pro.sti.tuc.ionin. Elsa tregon se nuk e di as kush janë baballarët e dy vajzave që ka.

Mirela Milori: Kalon më nga ai lokal?

Elsa Dhamo: Jo nuk kaloj, as nuk ia hedh sytë fare.

Mirela Milori: Po ish-pronaren?

Elsa Dhamo: Jo fare, sepse e di se çfarë kanë bërë me jetën time. Unë kam rënë në duart e gabuara dhe nuk më bën përshtypje ta takoj.

Mirela Milori: Ushtrohej dh.u.në ndaj teje në atë periudhë?

Elsa Dhamo: Ushtronin dh.un.ë, shyqyr që nuk më ngelnin shenjë.

Mirela Milori: Mbante shumë vajza të tjera si ty?

Elsa Dhamo: Po shumë vajza, ka pasur vajza të moshës 12-13 vjeçe, i mbante dhe vazhdon akoma t’i mbajë. Kur shikoj një shoqen time më d.hemb shp.irti sa s’ka. Atë e ka përzënë e ëma dhe fle aty ku punon. U bë gati një vit që nuk dal më, jam shkëputur sepse më janë rritur fëmijët.

Mirela Milori: Po vajzat kur erdhën në jetë, gjatë kohës kur ti punoje aty?

Elsa Dhamo: Po kur punoja aty ngelesha shtatzënë.

Mirela Milori: Kush është babai i tyre?

Elsa Dhamo: Nuk e di.

Mirela Milori: Ke ndonjë ide kush mund të jetë babai biologjik?

Elsa Dhamo: Jo.

Mirela Milori: Po nëna jote e dinte se ç’po bëje ti?

Elsa Dhamo: Po e dinte shumë mirë. Më ka thënë bëj ç’të duash ke jetën tënde. Prapë e dua se e kam nënë. Është martuar, por nuk më ndihmon aspak. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla. Motrat janë në gjendje shumë të mirë, edhe vëllai po ashtu, ndërsa unë jo.

Marrë nga: Tv Klan