Si në filma! Shqiptarja rrëfen mes lotësh: Si më shiti nëna për 6 mijë euro tek i moshuari nga Kosova..

LAJME

Një histori e denjë për një skenar filmi. Kështu mund të konsiderohet jeta e Bashkime Sulejmanit, 40-vjeçares që u shit nga familja tek një shqiptar nga Kosova 40 vjet më i madh në moshë, për 6 mijë euro Bashkimja që jetonte në një fshat të thellë të Shkodrës e ka mësuar një gjë të tillë 4 vite më vonë, ndërsa sot ka vendosur ta ndajë dhimbjen dhe poshtërimin që i është bërë nga familja në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

“Kur shkova në maternitet për të lindur djalin mora vesh që Ahmeti i kishte edhe tre gra të tjera dhe dy palë fëmijë. Nga ta dija, ai më kishte mbajtur vetëm brenda sapo shkova në Prishtinë”,- rrëfen ajo mes lotësh historinë e dhimbshme. “Ai donte të më merrte vetëm djalin dhe ta regjistronte në emër të gruas tjetër. E kuptova çfarë qëllimi kishte, nuk pranova. Pas dy muajsh më kërkoi të dilja nga banesa dhe më rrahu se donte që të flinte me atë”,- rrëfen ajo ndër të tjera. E ndjerë e poshtëruar dhe e fyer, Bashkimja vendos të ikë nga bashkëshorti, por kur shkon pranë familjes merr vesh të vërtetën e dhimbshme, nëna i tregon se e kishte shitur.

“Unë jam kthy, s’kam kenë lopë me më shit. Do të vrasin më thanë në shtëpi, se ne kemi marrë lekë”,- tregoi Bashkimja. Sot ajo jeton vetëm me Albin, djalin 8-vjeçar, pasi i ka shpëtuar dhunës së vazhdueshme të Ahmetit dhe ndihmohet nga kisha protestante. Ajo kërkon ndihmë, pasi personi me të cilin ka bashkëjetuar kërkon t’i marrë djalin, dritën e syve të saj, lumturinë e vetme që ka pasur në jetë. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT