Udhëtuan nga SHBA, nënë e bir u zhdukën një vit më parë në Shqipëri : ’Pa Gjurmë’ zbulon vendin ku dyshohet se fshihen (VIDEO)

LAJME

Ka kaluar një vit nga zhdukja e Bledi Zefit dhe shumë dëshmi, nga të cilat dyshohet se 9-vjecari ndodhet në qytetin e Durrësit mbërritën edhe këtë të martë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV.I mituri humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9 vjeç kishin hyrë në Shqipëri.