‘Upsss’/ Konkurentëve në emisionin e njohur u ndodh e papritura nga qentë gjatë takimit romantik (Video)

LAJME

Konkurentët e emisionit më të ri dating “It’s my Love” në Kosovë, Bajrami dhe Erza, kanë dalë dje në një takim, i cili nuk ka shkuar dhe aq mirë.

Fillimisht Bajrami i kërkoi falje Erzës për vonesën për shkak se kjo e fundit kishte pritur një orë e gjysmë, dhe më pas të dy ulen pranë njëri-tjetrit dhe bisedojnë. Teksa flasin, dy qenë u afrohen afër dhe njëri nga ta i sulmon.
Erza largohet me vrap, ndërsa Bajrami luan me qenin, i cili për pak sa nuk e kafshon.