Vajza shqiptare bëjnë jetë dyfishtë/Punojnë edhe si punonjëse kënaqësia në Dubai dhe vende të tjera, 2 mijë euro nata e bëjnë në krevat

LAJME Rozë Showbizz

Pr ost itucioni është një nga profesionet më të vjetra në botë, i cili vazhdon të ushtrohet edhe sot por në mënyra të reja. Ai njihet me termin es ko rtë. Unpublished investigon se si vajza të reja shqiptare kthehen në shoqërueset e s*ksit për persona me influencë dhe të pasur, duke e konsideruar veten një shkallë më lart.

Kërkesat sot janë të larta, nga njerëz me pushtet dhe para, ndaj edhe fitimet janë të majme.
“Një pjesë e femrave pasi ushtrojnë një kohë të gjatë aktivitetin nga të shfryt ëzuara kthehen në shfr ytëzuese. Kjo ndodh për faktin se duke qenë se kanë krijuar kushte të mira ekonomike, ato bëjnë ndërhyrje estetike.

Në këtë mënyrë ato krijojnë një status tjetër dhe e fusin veten në një tjetër klasë shoqërore, fillojnë dhe shoqërohen me persona të quajtur VIP, biznesmenë, duke rritur kështu edhe tarifat nga 500 deri në 2000 euro, në formën e eskortimit. Këto tarifa janë mësuar nga he timet,” – shprehet drejtuesi i ant itra fikut në drejtorinë e Tiranës Gjergji Nikolla.
“Në vitet e fundit, është vënë re që studentet, që vijnë nga rrethet në Tiranë, dhe disa kategori të tjera, kanë parë që ky aktivitet sjell përfitime të mëdha, kanë menduar ta ushtrojnë këtë lloj aktiviteti edhe krahas punëve të tjera që mund të bëjnë si call center, qendra masazhi.

Përgjithësisht e bëjnë me dëshirën e tyre, rrallë kemi konstatuar ndonjë që të jetë e detyruar. Ato sigurojnë klientë përmes njohjeve të tyre shoqërore, femrave të tjera që ushtrojnë pro stituc ion taksistëve, recepsionistëve në hotele dhe më pas ndajnë së bashku përfitimet,” thekson Nikolla për Unpublished.

Unpublished ju tregon se ku e zhvillojnë aktivitetin këto vajza eskortë.

”Një pjesë e tyre bazuar edhe në lidhjet që krijojnë, e ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe jashtë vendit, si në Holandë e Itali, apo edhe në vendet e Lindjes së Mesme si Abu Dabi apo Dubai,” – thotë drejtuesi i ant itra fikut.