ZVICËR: Për katër vite e ardhshme pritet të punësohen 3 mijë të rinj nga Kosova..

LAJME

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë e të rejat në Kosovë gjatë katër vjetëve të ardhshme. Nënshkrimi kësaj marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vjet, u bë sot nga Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë dhe Skender Reçica, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të rejat. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013- 2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5 000 të rinj kanë gjetur punë gjatë 8 vjetëve të fundit”, thuhet në njoftimin për media. Në periudhën 2021-2024, edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti. Masat mbështetëse do të përfshijnë a) trajnime joformale dhe të drejtuara nga industria që synojnë përputhjen e aftësive të tyre me nevojat e tregut të punës; b) shërbime të përmirësuara të udhëzimit në karrierë dhe ndërmjetësimit në punë. Projekti (EUR 4’762’000) financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga një konsorcium midis Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU